Izrael – Zgjatet moratoriumi që ndalon ndërtimet në Bregun Perëndimor

Lajmi njoftohet nga mediat izraelite të cilat shtojnë se kryeministri Netanjahu pritet të thërrasë brenda pak ditëve kabinetin e tij për të vendosur zgjatjen 60 ditore të moratoriumit që ndalon ndërtimet izraelite në Bregun Perëndimor. Mendohet se rol të fuqishëm në këtë vendim të Netanjahut ka patur Uashingtoni i cili në përpjekje për të mos hedhur në erë proçesin e bisedimeve për paqe mes palestinezëve dhe Izraelit, ka kërkuar vendimim për zgjatjen e moratoriumit para takimit të Ligës Arabe që do të mbahet këtë fundjavë ne Libi.

Advertisement