Izrael – Vazhdojnë hetimet ndaj ministrit të Jashtëm

Një zëdhënës i policisë tha se ministri Avigdor Lieberman, u intervistua për më shumë se pesë orë nga oficerë të sektorit kundër pastrimit të parave. Marrja në pyetje në polici bëhet në kuadër të hetimeve disavjecare mbi marrëdhëniet e biznesit të Lieberman. Zëdhënësi i policisë, Miki Rosenfeld, tha se hetimet përfshijnë dyshimet për mitmarrje dhe raste të tjera për korrupsion. Lieberman, i cili mori postin e ministrit në muajin mars, i ka mohuar këto akuza.

Advertisement