Izrael | Varroset sot Ariel Sharon

Friday, December 5, 2025

Izraeli varros sot një nga shefat e tij të luftës, njëkohësisht ish-kryeministrin e tij, Ariel Sharon, hero në vendin e tij, por kriminel lufte për palestinezët. Gjenerali Sharon do të varroset në orën 12:00 GMT me të gjitha nderet ushtarake në jug të Izraelit, jo larg kufirit me Rripin e Gazës. Në këtë ceremoni do të marrë pjesë bashkëshortja e tij e dytë, Lily, dy djemtë Gilad dhe Omri si edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Benny Gantz.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -