Izrael – Shtyhet dy jave paraqitja e kabinetit te ri

Presidenti Shimon Peres i ka dhene edhe dy jave te tjera kohe te ngarkuarit per krijimin e qeverise izraelite, Benyamin Netanyahu. Netanyahu, qe pritet te jete kryeministri i ardhshem, tha se mund ta kishte paraqitur te dielen kabinetin, por preferoi te perpiqej ende te arrinte nje koalicion me laburistet e Barak dhe partine Kadima. Nese Netanyahu nuk do te arrije te binde laburistet te bashkohen me te, do te detyrohet te krijoje nje qeveri me partite e linjes se ashper. 3 prilli eshte afati i fundit per krijimin e qeverise se re.
Advertisement