Ritmi i ndërtimeve është katër herë më i shpejtë, krahasuar me periudhën para vendosjes së moratoriumit, ka bërë të ditur një grup i pavarur. Bisedimet për paqen në Lindjen e Mesme, të nisura së fundmi me iniciativë të SHBA, mund të dështojnë pikërisht për shkak të ndërtimeve në tokën e pushtuar. Lideri palestinez Mahmoud Abbas ka bërë thirrje për të braktisur bisedimet nëse Izraeli nuk rinovon moratoriumin për ndërtimet. “Më shumë detaje mbi 600 ndërtimet nga kolonët izraelitë do të publikohen ditën e hënë”, ka deklaruar Yariv Oppenheimer, zëdhënës i grupit “Peace Nou”.


