Kreu i qeverisë izraelite i ka bërë referim edhe “Road Map”, e hartuar nga Katërshja e ndërmjetësve për Lindjen e Mesme, të bazuar në parimin “dy popuj, dy shtete”. Megjithatë, Netanyahu ka ritheksuar se do të insistojë në parimin e “reciprocitetit” në negociatat e ardhshme për paqen. Në një fjalim të mbajtur në Knesset, kryeministri izraelit ka deklaruar se mezi pret që të përfshijë shtetet arabe në rrethin e paqes, një objektiv që ndan edhe me administratën Obama.