Ai do të arrijë këtë mëngjes’ në Tel Aviv, Izrael. Në pasdite, pritet të vizitojë muzeun e Holokaustit në Jerusalem. Papa do të ndezë një zjarr simbolik, do të vendosë një kurorë me lule, do të zhvillojë një takim të shkurtër me disa të mbijetuar të Holokaustit, si dhe do të mbajë një fjalim. Përgjatë pesë ditëve në vijim Ati i Shenjtë do të vizitojë Jeruzalemin, Nazaretin, Betlehemin, si dhe disa territore të pushtuara palestineze.