Olmert akuzohet për tre vepra penale që lidhen me korrupsionin. Aktpadia prej 61 faqesh e akuzon Olmertin për “mashtrim, thyerje të besimit, regjistrim kompanish me dokumenta fallso dhe përfitime financiare jo të ndershme”. Akuzat lidhen me tre skandale konkrete që e detyruan Olmertin të jepte dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Padi u ngrit dhe ndaj ish sekretares së Olmertit.