Izrael – Nuk do të ndërpresim zgjerimin e vendbanimeve

Sipas BBC-së, zëdhënësi i kryeministri izraelit ka thënë se e ardhmja e vendbanimeve do të vendoset përmes negociatave. Komentet e tij ishin si reagim ndaj thirrjeve të sekretares amerikane të shtetit, Hilari Klinton e cila tha para dy ditësh se presidenti Obama dëshironte që të ndalej aktiviteti ne vendbanimet hebreje në territoret palestineze. Znj. Klinton bëri thirrje për ngrirje të plotë në rritjen e vendbanimeve hebreje në tokat palestineze dhe këtu përfshihet edhe rritja natyrale. Rritja natyrale për izraelitët nënkupton ndërtimet brenda vendbanimeve aktuale.

Advertisement