Me këtë deklaratë, Netanyahu ka refuzuar kështu një kërkesë të bërë vazhdimisht nga presidenti amerikan Barack Obama. “Ka kërkesa që janë të arsyeshme, por ka edhe të tjera të papranueshme. E ardhmja e banesave do të caktohet në bazë të një marrëveshjeje mbi asetet e përhershme të Cisjordanisë”, ka deklaruar Netanyahu. Duke folur në komisionin e jashtëm dhe atë të mbrojtjes të Knesetit, kreu i qeverisë ka shprehur gatishmërinë për të rifilluar negociatat e paqes.