Izrael – Netanjah kërkon rinisjen e bisedimeve me palestinezët

Gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar në Jeruzalem Netanjah u shpreh se “Duhet të rinisin negociatat mes dy popujve”. “Popullsia palestineze ka të drejtë të jetojë në siguri, paqe dhe prosperitet. U bëj apel drejtuesve të botës arabe që të takohemi dhe të bashkëpunojmë sa më ngushtë për këtë cështje”, theksoi Netanjahu, duke nisur kështu një erë të re në marrëdhëniet mes dy popujve të lindjes së mesme që ndodhen në luftë prej më shumë se gjysmë shekulli.

Advertisement