Negociatori izraelit, Ofer Dekel, është larguar nga kryqyteti egjiptian pas negociatave të fshehta tre ditore për lirimin e ushtarit izraelit, Gilad Shalit, të zënë rob në Rripin e Gazës. Zëdhënësi i Hamasit, Favzi Barhum, ka thënë se kjo lëvizje nuk ka marrë asnjë ofertë të re lidhur me rastin e ushtarit izraelit, duke shtuar se Izraeli nuk e ka zbutur qëndrimin e tij. Bëhet e ditur se Hamasi ka kërkuar që ushtarin izraelit ta shkëmbej me një numër anëtarësh të tij që po mbahen në burgjet e shtetit hebre, midis të cilëve janë edhe disa autorë të atentateve ndaj Izraelit.