Izrael – Liga Arabe kërkon zgjatjen e moratoriumit

“Nëse ndërtimet kolone nuk ndalen është e kotë të bisedosh për paqen. Do të ishte një humbje kohe të negociosh kur je duke u pushtuar”, deklaroi Amr Musa, Sekretari i Përgjithshëm i organizatës panarabike. Më 26 shtator mbaron afati i moratoriumit që ndalon ndërtimet e reja kolone në Bregun Perëndimor. Kryeministri Netanjahu deklaroi para disa ditësh se ky moratorium nuk do të zgjatej më tej.

Advertisement