Izrael – Ki Moon, të ndalet kolonizimi

Qëndrimi i Katërshes për Lindjen e Mesme është bërë publik nga sekretari i përgjithshëm i OKB-se, Ban Ki Moon, i cili ndodhet për një vizitë në Moskë. Edhe më parë komuniteti ndërkombëtar ka kundërshtuar planin e Izraelit për ndërtimin e banesave të reja në Jeruzalemin lindor, por qeveria e shtetit hebre nuk është tërhequr nga vendimi i saj. Nga ana tjetër, Autoriteti Kombëtar Palestinez e ka mirëpritur deklaratën e Katërshes, përfaqësuesit e të cilës janë mbledhur ne kryeqytetin rus.

Advertisement