Izrael – Arrestohen dhjete zyrtare te Hamasit

Dhjetë zyrtarë të Hamasit u arrestuan sot nga ushtria izraelite, bënë të ditur lëvizja islamike dhe burimet ushtarake. Mes personave të arrestuar figurojnë disa deputetë të Hamasit në parlamentin palestinez, anëtarë të selive politike në Cisjordani, si edhe kater pjesetare te Keshillit Legjislativ te Autoritetit palestinez. Në Nablus, në veri të Cisjordanisë, ushtria izraelite arrestoi Nasseredine Al-Chaër, ish-zëvendëskryeministër gjithashtu edhe dy zyrtarë të lartë të lëvizjes islamike, Adnane Asfour dhe Issam Al-Ashqar. Kjo levizje shihet si shtim i presionit te Izraelit ndaj Hamasit, pas deshtimit te negociatave per lirimin e ushtarit Ghilad Shalit, qe mbahet peng nga palestinezet. Ne bisedimet e zhvilluara ne Kajro, levizja qe kontrollon Gazen nuk pranoi te kembeje ushtarin me disa militante palestineze, qe mbahen ne burgjet izraelite.
Advertisement