Me vendimin e ri të gjithë aplikuesit e nënshtetësisë izraelite cilësohen si “hebrenj”. Megjithatë norma e paraqitur nga qeveria duhet të marrë edhe miratimin e Knesset, parlamentit izraelit. Në rast kalimi edhe nga parlamenti, ligji do të prekë një numër të vogël jo hebrenjesh që kërkojnë nënshtetësinë izraelite. Sipas korespondentëve ndërkombëtarë ligji do të prekë të gjithë palestinezët e martuar me shtetas izraelitë që kërkojnë nënshtetësinë në bazë të bashkimit familjar. Gjithësesi pr/ligji i hartuar nga qeveria, që ka edhe mbështetjen e ministrit të Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman kundërshtohet ashpër nga minoriteti arab në Izrael.