Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave forcat e policisë po evakuojnë mijëra persona të tjerë që janë në rrezik nga zjarri, përfshirë këtu qindra të burgosur. Sipas informacioneve të fundit, një autobuz me 50 të burgosur në bord mbeti i rrethuar nga flakët e zjarrit pasi mori një kthesë. Sipas burimeve, një numër i madh personash kanë mbetur të plagosur, për të cilët po kujdesen ekipet mjekësore të vendosura në lokacione të ndryshme. Grupe zjarrfikësish po luftojnë me flakët, të favorizuara nga erërat e forta, me ndihmën e avionëve që hedhin sasi uji nga lartë.