Italia në Oscar me ”Ishte dora e Zotit”

”E’ stato la mano di Dio” (”Ishte dora e Zotit”) nga regjisori Paolo Sorrentino është filmi që do të përfaqësojë Italinë në përzgjedhjen për filmin më të mirë të huaj në Oscar.

Sorrentino u përzgjodh ndërmjet 18 regjisorëve kandidatë, të cilët kanë prezantuar ose do të prezantojnë në kinematë italiane mes 1 janarit deri më 31 dhjetor të 2021.

Advertisement

Njoftimi zyrtar i të gjithë nominimeve do të jetë më 8 shkurt 2022 dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të zhvillohet në Los Anxheles më 27 mars.

”E’ stato la mano di Dio’ është filmi im më i rëndësishëm dhe më i dhimbshëm për mua. Jam i lumtur që e gjithë kjo dhimbje sot ka çuar në gëzim”, tha Paolo Sorrentino pas lajmit për zgjedhjen e filmit të tij për të përfaqësuar Italinë në çmimin Oscar.

“Sot është vetëm hapi i parë dhe e bukura e kësaj gare është se është e vetmja garë në botë ku nëse je në pesëshen e parë është një fitore”, vazhdon ai.

“Jam i lumtur që filmi është përzgjedhur. Falënderoj sinqerisht komisionin që ka zgjedhur filmin tim mes shumë filmave të mirë. Faleminderit The Apartment, Fremantle dhe Netflix që më mbështetën”, shtoi ai.