Bilanci është bërë i ditur nga presidenti i rajonit, Gianni Chiodi, sipas të cilit nga 29 mijë të pastrehët, 19 mijë janë vendosur në tendat e ngritura në qytetin Aquila. Ndërkohë, pjesa tjetër janë vendosur në 170 hotele të cilat janë marë me qera nga qeveria pikërisht për të strehuar të prekurit nga tërmetet.