Itali – Sot në orën 11 funerali për viktimat e tërmetit

Ata do të nderohen gjatë një ceremonie në qiell të hapur në qytetin L’Aquila. E premtja është shpallur një ditë zie kombëtare për më shumë se 287 personat që kanë humbur jetën. Viktimat e tërmetit do të nderohen gjatë një shërbese në qiell të hapur që do të zgjasë dy orë në një qendër stërvitore të policisë jashtë qytetit. Mesha do të drejtohet nga kryepeshkopi i L’Aquilës dhe një përfaqësues i Papës. Familjet e personave që humbën jetën, do të marrin pjesë në të bashkë me figura të larta politike. Qeveria italiane ka miratuar një paketë masash emergjente për të lehtësuar presionin financiar mbi personat e prekur nga tërmeti. Ato përfshijnë para për të paguar qeratë, ndërsa faturat për pagesat e energjisë do të pezullohen për dy muaj.

Advertisement