Itali – Sot ditë zie, zhvillohet varrimi i viktimave të tërmetit

Të paktën 8 mijë persona kanë marrë pjesë në varrimin kolektiv ndërmjet të cilëve familjarët e viktimave, punonjës të ndihmës së shpejtë, gazetarë por edhe zyrtarë të lartë të shtetit italian si presidenti Giorgio Napolitano dhe kryeministri Silvio Berlusconi. Ndërkohë të gjithë shtetasit italian kanë ndaluar aktivitetet e tyre për të mbajtur një minutë heshtje dhe për tju bashkuar dhimbjes së familjarëve të viktimave të tërmetit që goditi rajonin e Abruzzos. Dita e sotme është shpallur ditë zie ndërkombëtare në nderim të viktimave të tërmetit.

Advertisement