Presidenti Obama do të takohet me përfaqësues nga Angola, Algjeria, Nigeria, Senegali, Banka Botërore dhe organizma të tjera për të diskutuar se si ndihmat mund të stimulojnë prodhuesit e vegjël bujqësorë. Për këtë projekt pritet të jepen 15 miliardë dollarë për një periudhë trevjeçare. Ndërkohë një ditë më parë, klima dhe kriza ekonomike ishin në qender të samitit të zgjeruar. Gjatë punimeve u arrit një pjesë e marrëveshjes për luftën ndaj ndryshimeve klimaterike.