Itali – Shkon në 250 numri i viktimave nga tërmeti

Është të paktën 250 numri i viktimave të shkaktuara nga lëkundja e rëndë sizmike e Abruzzos. Ndërkohë që të paktën 11 trupa nuk janë identifikuar ende. 50 janë të humbur, teksa një mijë persona janë të plagosur, nga të cilët 100 janë në gjëndje të rëndë. Ndërsa rajoni i Abruzzos, në Itali, është tronditur sërish dje në mbrëmje, nga të tjera lëkundje tërmeti. Lëkundja më e fundit është shënuar rreth orës 23:30 me një magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter. Një gjë e tillë ishte njoftuar edhe më herët nga ekspertë të sizmiologjisë, të cilët sqaruan se levizje tektonike do te ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement