Itali – Reagon ambasadorja serbe: tifozët nuk përfaqësojnë ndjenjat e popullit serb

“Këta tipa nuk përfaqësojnë ndjenjat e popullit serb me sjelljen e tyre. Na vjen turp dhe në të njëjtën kohë kërkojmë falje”, mësohet të jetë shprehur përfaqësuesja zyrtare e Serbisë në Itali. Ndërkaq, mësohet se kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur menjëherë mbrëmjen e djeshme në Beograd pas pezullimit të takimit Itali-Serbi. Futbollistët nga ana e tyre janë treguar të hidhëruar lidhur me atë që ngjau, por nuk kanë pranuar të japin komente mbi sjelljen e tifozëve ultras nacionalistë. Ndërkohë, presidenti i Federatës serbe të Futbollit ka deklaruar se bëhet fjalë për një plan paraprak për të krijuar incidente për të dëmtuar takimin. Ndërkaq, është mundur të arrestohet nga forcat italiane të policisë kryesuesi i sulmeve të dhunshme histerike dje në stadiumin e Genovas, Ivan, i cili u gjend i fshehur në një nga autobusat që do transportonte drejt Beogradit tifozët serbë.

Advertisement