“Sulmet e pabaza verbale dhe personale janë të papranueshme dhe nuk do të mund të pengojnë angazhimin e UNHCR-së në mandatin dhe misionit e saj humanitar”, u shpreh Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres, përmes një deklarate për shtyp. UNHCR-ja ka kritikuar qeverinë e Romës për politikën e saj të re për kthimin e menjëhershëm të migrantëve drejt brigjeve libiane, duke thënë se një veprim i tillë bie ndesh me konventat ndërkombëtare.