Itali – Operacion kundër mafias, arrestohen 300 persona

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave në operacionin masiv, që i ka dhënë një goditje të fortë organizatës mafioze Ndrangeta, janë angazhuar 3 mijë policë. Sipas burimeve, arrestimet janë kryer në Kalabri dhe rajone të tjera të Italisë. Akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit janë: veprime të tipit mafioz, trafik armësh, droge, vrasje, zhvatje të bizneseve, fajde dhe vepra të tjera të rënda. Burimet shtojnë më tej se hetimet mbi organizatën kriminale kalabreze treguan zgjerimin e veprimtarive të saj në veri të Italisë dhe influencën në trafikun e drogës nga Amerika e Jugut.

Advertisement