Itali – Numri i viktimave të tërmetit kap 179 persona

Mbi 1500 persona janë plagosur, 34 të tjerë janë të zhdukur. Të paktën 17 mijë persona janë të pastrehë. Mësohet se lëkundje të lehta vazhdojnë të ndihen herë pas here në Aqulia duke përhapur panik por pa shkaktuar dëme. Vazhdojnë kërkimet nën gërmadha por kanë humbur shpresat për gjetjen e personave të gjallë. Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa i gjithë rajoni i Abruzzos është gjunjëzuar përballë tërmetit të fuqishëm. Të pastrehët kanë kaluar natën nëpër tenda dhe automjete, ndërsa një pjesë e vogël janë dërguar në hotele në zonat bregdetare. Sot pritet mbërritja e tendave të tjera për ata që nuk preferojnë të largohen.

Advertisement