Itali | Ndërron jetë shefi i krimeve Musa Skura

Ka ndërruar jetë në Itali, shefi i krimeve në Komisariatin e Policisë së Matit, Musa Skura, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e 13 janarit në rrethin e Matit, gjatë një operacioni për kapjen e disa personave të kërkuar. Lajmi u bë i ditur nga familjarë të oficerit te policisë së Shtetit. Skura nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të rënda që kishte marrë ne trup. Ai ndërroi jetë në spitalin “Padre Pio” në Foxhia të Italisë, ku ishte transferuar një javë më parë në gjendje tepër të rëndë, për shkak të dëmtimit të 5 organeve dhe hemorragjisë së brendshme. Musa Skura u plagos mbrëmjen e 13 janarit ne afersi te fshatit Suc të rrethit të Matit, gjatë një operacioni për arrestimin e disa personave te kerkuar. Pas ngjarjes, Skura u dërgua për mjekim në Spitalin Ushtarak të Tiranës, dhe më pas u transportua në spitalin e Foxhias në Itali me një avion të posaçëm. Por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë.

Advertisement