Takimi do të trajtojë edhe vendimet e Rusisë për tregtinë e grurit. Moska ka ndaluar eksportet pasi vendi u godit nga thatësira gjatë verës. Ndërkohë që përmbytjet në Pakistan dhe Kinë kanë rritur presionin ndaj tregut. Rritja e cmimeve ka shkaktuar protesta në Mozambik dhe ka përhapur frikën e përsëritjes së situatës së viteve 2007-2008. Ekspertët në Romë do të përpiqen të gjejnë një mënyrë për të rivendosur stabilitetin dhe të parandalojnë një ngritje tjetër cmimesh.