Itali | Frattini: ka marrë fund stina e Gheddafit

alt

Kreu i diplomacisë italiane theksoi pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, se proçesi i largimit të kolonelit Muammar Gheddafi nga pushteti është i pakthyeshëm. Ministri i Jashtëm italian Frattini duke iu referuar bisedimeve me emisarët e dërguar nga Gheddafi në zyrat e BE-së nënvizoi se askush nuk e konsideron më si ndërmjetësuese legjitime qeverinë aktuale të Tripolit. Kryediplomati italian saktësoi gjatë deklaratës së tij se do të jetë Bashkimi Europian ai që do të vendosë të njohë Këshillin kombëtar të përkohshëm të Bengasit. Sipas Frattini edhe sa i përket fluturimeve ajrore kjo do të saktësohet vetëm përmes ligjeve ndërkombëtare.

Advertisement