“Duhet të fillohet me një rrugë të gjatë dhe të rëndësishme, edhe pse Izraeli është një shtet plotësisht demokratik”, ka pohuar Frattini. Gjithësesi, Frattini ka nënvizuar se afrimi i Izraelit me Evropën do të rriste gjithmonë e më shumë influencën e kësaj të fundit në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Ideja për anëtarësimin e Izraelit në BE u hodh dje nga kryeministri italian, Silvio Berlusconi gjatë një takimi me homologun Netanyahu në Jeruzalem.