Itali – BE dhe vënde të tjera ofrojnë ndihmë të menjëherëshme

“Ju shpreh ngushëllimet dhe dhimbjen për tërmetin që preku L’Aquilan dhe vëndet pranë. Komisioni Evropian është i gatshëm të ndihmojë Italinë në të gjitha ndërhyrjet në rast nevoje”, tha Tojani. Ndërkohë Agostino Miozzo, një nga shefat e mbrojtjes civile italine ka njoftuar se vënde të shumta si Rusia, Gjermania, Franca, Greqia dhe Izraeli i kanë ofruar ndihmë Italisë pas tërmetit të rënë. “Tani për tani nuk kemi nevojë për ndihmë nga vënde të huaja” mësohet të ketë deklaruar zyrtari Miozzo. Rrugës që të çon nga Roma për në Aquila, të dërguarit e posaçëm të AFP-së mundën të shihnin dhjetëra kamionë zjarrfikës dhe të mbrojtjes civile të drejtoheshin për në zonën e fatkeqësisë. Sipas skuadrave të shpëtimit, zona në të cilën ata do të japin ndihmë është 30 kilometra nga qyteti i Aquilas, ku ishte epiqëndra e tërmetit.

Advertisement