Itali – Agresori i kryeministrit me probleme mendore

Wednesday, December 31, 2025

Nga sa bëjnë të ditur mediat italiane kryeministri ka kaluar një natë të qetë dhe në mëngjes ka kërkuar të shikojë gazetat. Ndërkohë në Milano do të zhvillohet një mbledhje mbi atë cka ndodhi mbrëmë në sheshin Duomo, ku pas një mitingu politik është sulmuar kryeministri. Ministri i Brendshëm Roberto Maroni do të drejtojë mbledhjen . Massimo Tartaglia, 42 vjecari i cili u arrestua dje pasi goditi kryeministrin me një objekt artistik, është transferuar natën në burgun San Vitore. Ndaj 42 vjecarit është ngritur akuza e plagosjes me paramendim të një zyrtari. Tartaglia i cili ka probleme mendore, ka rrëfyer se kishte shkuar në shesh për të marrë pjesë në mitingun e kryeministrit, dhe më pas kishte ikur kur Berluskoni ishte në podium pasi ishte kundër asaj cka po deklaronte kryeministri. Po arrinte metrosë kur ka parë makinën e presidentit të këshillit të parkuar, dhe mbi të gjitha ka dëgjuar të bërtituar e disa kundërshtarëve të Berluskonit që ia kanë tërhequr vëmendjen. Kështu është kthyer mbrapsht dhe është gjendur përballë Berluskonit, të cilin e ka goditur me një souvenir të sapo blerë. Tartaglia nuk ka shpjeguar motivin e gestit të tij ndërsa është shfaqur shumë i tronditur. Mjeku i tij Alberto Zangrillo tha se do të duheshin javë që kryeministri Italian të merrte veten. Sipas tij nga sulmi i një nate më parë kryeministrit iu thye hunda dhe dy prej dhëmbëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -