Sipas njoftimeve të mediave italiane, me këto raste shkon në 88 numri i personave të prekur nga virusi i ri në vendin fqinj. Sipas burimeve, 5 nga 7 rastet janë regjistruar në rajonin e Lombardisë, ndërsa dy të tjerët në ato të Markës dhe Emilia Romanjës. Burimet saktësojnë se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe shtojnë se familjarët e tyre ndodhen nën mbikëqyrjen e mjekëve.