Lajm i mirë për Costanza Caracciolo e Christian Vieri, të cilët duket se janë bërë prindër të një vajze. Sipas burimeve të shtypit italian, si nëna ashtu edhe foshnja janë mirë. Deri më sot emri i fëmijës mbahej sekret, por ish-futbollisti i kombëtares italiane ka postuar në profilin e tij në Instagram një imazh domethënës nga spitali. Pritja e ëmbël u bë e ditur vetëm kur ish-velina ishte në muajin e gjashtë.
Çifti është lidhur në vitin 2007 dhe në të njëjtin vit, Constanza kishte humbur një fëmijë për një abort spontan. Ish-futbollisti ka asistuar në lindje dhe nga mbrëmja e djeshme ka njoftuar lindjen e fëmijës së parë të tij përmes profilit të tij në Instagram me video dhe foto. Pas lindjes së Stella-s, do të jetë radha e kurorëzimit në martesë?/Shqip