Ajo gjendet në Festivalin Prestigjoz të Filmit në Venecia, për të promovuar filmin e shumëpërfolur W.E.. Gjatë një konference për shtyp ajo ka përmendur ish bashkëshortët e saj të talentuar, të cilët kanë inkurajuar karrierën e saj regjizoriale: “Kam qenë dhe vazhdoj të tërhiqem nga njerëzit shumë krijues, ndaj kam qenë e martuar me Sean Penn dhe Guy Ritchie, dy regjizorë shumë të talentuar. Që të dy më kanë ikurajuar në fushën e regjisë dhe që të dy kanë qenë shumë mbështetës”. Mmmmmm… Tani e kuptojmë përse një ditë artistja vendosi të merrej edhe me regji…