Irritohen fansat: një biletë për koncertin e Adele 7,500 £

Adele së fundmi publikoi një listë me datat e koncerteve në 2022-in në Londër, që do të jenë shfaqjet e saj të para në Angli, që nga viti 2017.

Fansat e Adele janë zemëruar, pasi biletat për koncertin e saj po shiten për deri në 7,500 £. Ajo do të performojë në Festivalin BST Hyde Park së bashku me Elton John, Duran Duran dhe Pearl Jam. Megjithatë, shumë e gjetën veten të mbërthyer në radhë të mëdha, ku zbuluan se nuk kishte mbetur asnjë biletë vetëm disa sekonda pas hapjes së shitjeve.

Advertisement

Por tani biletat, të kritikuara ashpër, po shfaqen me çmime marramendëse.

Çmimi po rritet deri në 12 herë më shumë se çmimi i tyre origjinal. Për shembull biletat Diamond, të cilat fillimisht u shitën për 579 £, tani janë 7,441 £ secila.

Biletat e hyrjes së përgjithshme, të cilat fillimisht shkonin për një çmim të arsyeshëm 90,45 £, u vunë re në faqet e rishitjes deri në 747£.

Pasi kanë shpallur çmimet e biletave, fansat janë zemëruar dhe kanë ndarë reagimin e tyre në rrjetet sociale.

“Nëse doni të ndiheni të varfër, shkoni dhe blini një biletë për këtë koncert. Adele, zemër, të dua, por nuk mund ta përballoj këtë biletë”, tha një fanse.

“Kam kaluar pesë ditë në Greqi për më pak para se sa kushtojnë këto bileta”, shtoi një tjetër.

Por kjo gjë nuk i ka ndaluar ata, për të cilët çmimi për koncertin, nuk është i rëndësishëm dhe që mendojnë se këngëtarja e meriton.