Iran – Zhvillohen zgjedhjet presidenciale

Nga ana e tij, presidenti aktual, Mahmud Ahamdinexhad ndodhet përballë një sfidë të fuqishme nga ish-kryeministri i moderuar, Mir Hosein Musavi. Zgjedhjet presidenciale në Iran po përcillen me vëmendje të veçantë në Shtetet e Bashkuara, në Izrael dhe në shumë kryeqytete të Evropës. Këto zgjedhje janë veçanërisht të rëndësishme për faktin se zhvillohen në kohën kur administrata amerikane e Barack Obamës po përpiqet të aplikojë një politikë të re të angazhimit me Teheranin por kjo nuk mund të fillojë pa e ditur rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Advertisement