Lajmi njoftohet nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Crouley, i cili tha se qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka ndërmend të paguajë asnjë shumë financiare ndaj Iranit për lirimin e shtetases, Sarah Shourd. Shuma e fiksuar nga autoritetet iraniane është 500 mijë dollarë, shumë të cilën familja e vajzës pohon se nuk e ka. Sarah Shourd mbahet në burgjet iraniane bashkë me 2 miqtë e saj nën akuzën e spiunazhit.