Iran – Qeveria kërcënon protestuesit

Sipas të dhënave të raportuara nga mediat vendase, edhe ditën e djeshme u zhvilluan përleshje në Universitetin e Teheranit ndërmjet protestuesve të studentëve të opozitës dhe përkrahësve të qeverisë. E lidhur me njoftimet për tubime të reja, prokuroria e Teheranit ka thënë se nuk do të ketë mëshirë ndaj askujt që vepron siç e ka cilësuar ajo kundër “sigurisë kombëtare”. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe grupi i të drejtave të njeriut “Amnesty International kanë dënuar me një zë të përbashkët atë që e kanë cilësuar si “shtypje policore” të protestës së studentëve në Iran. Akti i përdorimit të gazit lotsjellës dhe shkopinjve kundër mijëra demonstruesve që pushtuan rrugët në protesta kundër qeverisë nga forcat e sigurisë ka shkaktuar mjaft kritika nga ndërkombëtarët, duke e cilësuar si një akt të dhunshëm dhe që duhej shmangur.

Advertisement