Iran – Mohoet raporti i DASH

Sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve, IRNA, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit, Ramin Mehmanparast, ka hedhur poshtë “akuzat e bëra nga Departamenti amerikan i shtetit”. Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Teheranin se “respekti i qeverisë për liritë fetare vazhdon të përkeqësohet në Iran” dhe se myslimanët iranianë, që nuk janë pjesëtarë të shumicës shiite, ballafaqohen me “diskrimimin substancial”. Zëdhënësi Mehmanparast ka akuzuar Uashingtonin se po cënon të drejtat fetare të myslimanëve.

Advertisement