Iran – Lirohet së shpejti gazetarja Saberi

Vendimi për pezullim të kushtëzuar të denimit, u mor pasi SHBA nuk konsiderohet nga gjykata vënd armik. Gazetarja do të lirohet së shpejti, deklaruan avokatët mbrojtës. Saberi ishte ndaluar të punonte si gazetare për pesë vjet, por ajo do të mund të largohet nga Irani. Reporterja ishte akuzuar si spiune e amerikanëve, ndonëse i kishte mohuar akuzat. Që prej muajit janar Saberi mbahej në burgun Evin në Teheran. Cështja e gazetares shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare dhe për lirimin e saj apeloi edhe presidenti Obama.

Advertisement