Kryetari i Parlamentit iranian, Ali Larijani ka deklaruar se vendimet politike te presidentit amerikan Barack Obama deri tani kane qene zhgenjyese. Megjithate, Larijani ka shtuar se duhet me shume kohe per t’i vleresuar keto vendime te shefit te ri te Shtepise se Bardhe. Me deklaraten e tij kryeparlamentari iu referua kryesisht vendimit te Obames per zgjatjen edhe per nje vit te sanksioneve ndaj Iranit per shkak te ceshtjes berthamore.