Iran – Gazetarja Saberi ndërpret grevën e urisë

Lajmi është bërë i ditur nga i ati i gazetares, Reza Saberi. Reporterja ndodhet në një burg në Teheran dhe është dënuar me tetë vjet burg për spiunazh në favor të amerikanëve. Cështja e gazetares do të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit më 11, ose 12 maj. Dënimi i gazetares Saberi u cilësua i padrejtë nga presidenti Obama, që kishte deklaruar se ajo nuk ishte spiune amerikane.

Advertisement