Iran – Ekspertët e IAEA inspektojnë uzinën për pasurimin e uraniumit

Ata do të inspektojnë uzinën për pasurimin e uraniumit, në Fordo të Ghomit. Diplomatët supozojnë që në uzinën nëntokësore të mos jenë instaluar ende pajisje teknike. Javët e ardhshme në Gjenevë do të zhvillohen bisedime të tjera për këtë temë me pesë përfaqësuesit e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermanisë. Në çështjen atomike, bashkësia ndërkombëtare kërkon nga Irani një përgjigje të shpejtë ndaj propozimit ndërkombëtar për kompromis. Në të bëhet fjalë për pasurimin e kontrolluar të një pjese të madhe të uraniumit iranian në Rusi. Iranit i duhet kjo lëndë për reaktorin e tij të kërkimeve mjekësore.

Advertisement