Iran – BE hedh poshtë akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale

“BE i konsideron akuzat për ndërhyrje, të bëra nga autoritetet iraniane si të pabaza dhe të papranueshme”, thuhet në një deklaratë të presidencës së BE. Në të theksohet se të gjitha shtetet anëtare të BE i bëjnë ballë këtyre akuzave të bashkuar, pavarësisht se ato u ishin drejtuar vetëm disa vendeve. Garda Revolucionare iraniane, instituti më i rëndësishëm i sigurisë në Iran, akuzoi sot Perëndimin se po ndërhyn në cështjet e brendshme dhe për komplot.

Advertisement