Iran – Ahmedinexhad, strategjia amerikane është e gabuar

Ahmedinexhad tha se shtimi i trupave amerikane nuk do ta zgjidhë situatën atje. Lideri iranian ka theksuar se Teherani është gati për dialog, por me kusht që të bëhen ndryshime të rëndësishme nga ana e qeverisë amerikane. “Flasim me respekt të madh për Barak Obamën, por të jemi realist. Duam të shikojmë ndryshime të vërteta”, ka shtuar presidenti iranian. Ahmadinejad, megjithatë, ka pohuar sërish se vëndi i tij nuk ka ndërmënd të bllokojë programin bërthamor, një nga pikat më të rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar kërkon nga ana e Teheranit.

Advertisement