Iran – Ahmedinejad, Obama i njëjtë me paraardhësin Bush

“Deklaratat e Obamës janë të njëjta me ato të paraardhësit të tij George W. Bush”, tha Mahmoud Ahmedinejad cituar nga agjencia e lajmeve iraniane FARS. Ndërkohë mësohet se Ahmedinejad në një telefonatë me presidentin Obama i ka kërkuar të mos ndërhynte në punët e brendshme të Iranit. Numri një i Shtëpisë së Bardhë në deklaratën e tij të fundit hoqi dorë nga politika e kujdesshme ndaj Teheranit dhe kritikoi ashpër dhunën e përdorur nga policia ndaj protestuesve si dhe vuri në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve të 12 qershorit në Iran.

Advertisement