Sipas Ahmadinexhad-it, politikat armiqësore të Perëndimit janë ato që po e bëjnë të pamundur për vendin e tij që të negociojë qetësisht për ambiciet bërthamore. “Durimi i vendit tonë ka një kufi dhe perëndimi po ia mbyll vetë rrugën vetes. Politikat agresive nuk do të na gjunjëzojnë. Ato vetëm sa na bëjnë edhe më të vendosur”, ka theksuar presidenti iranian. Deklarata vjen pasi në vendet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë pajtuar për një rund të ri bisedimesh, që planifikohen të mbahen gjatë janarit në Stamboll.