Iran – Ahmedinejad kërcënon rivalët politikë

Ahmedinejad këto komente i bëri gjatë një takimi elektoral në Teheran, në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet presidenciale. Ai përballet me sfidën në rritje nga ish-kryeministri i moderuar Mirhossein Mousavi, i cili ka akuzuar Ahmadinejad se ka gënjyer rreth gjëndjes ekonomike të Iranit. Fyerja e zyrtarëve të lartë konsiderohet një krim në Iran, për të cilin parashikohet dënimi deri në tetë vjet burg.

Advertisement